Ambasadoret e shteteve te  “Quintit”, te Zyres Nderkombetare ne Kosove dhe Prezenca e BE-se ne Kosove, ende nuk kane rene dakord per daten e mbajtjes se zgjedhjeve lokale, te cilat do te krijonin komunen e re te Mitrovices se Veriut.

Situata ne terren ka bere qe ne qarkullim te hidhen disa opsione, perderisa eshte zbehur pothuajse teresisht mundesia qe keto zgjedhje te mbahen me 16 maj, date kjo e parashikuar ne projektstrategjine per Veriun.

Madje burime te gazetes bene te ditur se organizimi i ketij procesi elektoral mund te caktohet ne muajin shtator te ketij viti. Ky vendim, sipas ketij burimi, do t’u mundesonte ICO-s, qeverise se Kosoves dhe aktoreve te tjere “pergatitjen e terrenit” per mbajtjen e zgjedhjeve.

“Nje pergatitje e tille duhet te sherbeje ne radhe te pare per rritjen e vullnetit te serbeve per pjesemarrje ne zgjedhje, gje qe eshte vitale ne gjithe kete proces. Shtatori del te jete nje kohe e mire per organizimin e zgjedhjeve”, thote ky burim.

“Koha Ditore” ka raportuar edhe me heret per dilemat qe ekzistojne mes diplomateve te larte nderkombetare te akredituar ne Kosoves per kohen se kur duhet te mbahen zgjedhjet qe do te krijojne Komunen e re ne veri te Mitrovices.

Projektstrategjia per veriun e hartuar nga ICO-ja, shtetet e “Quintit” e BE–ja ne bashkepunim me qeverine e Kosoves kane parashikuar qe ato te mbahen me 16 maj, nderkaq qe te shpallen nga Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, me 16 janar, afat qe tashme ka kaluar. Zyra Civile Nderkombetare ka pranuar se faktori vendes dhe ai nderkombetar po zhvillojne diskutime per te gjetur kohen me te pershtatshme te mbajtjes se zgjedhjeve ne Mitrovicen e Veriut.

“Ne jemi ne konsultime te aferta me institucionet e Kosoves, sa i perket krijimit te komunes se re ne veri te Mitrovices. Eshte e rendesishme qe te behen pergatitjet e duhura, ne menyre qe procesi pa probleme te zhvillohet deri ne piken e tij kulmore, sic eshte mbajtja e zgjedhjeve. Kjo ende po diskutohet ndermjet faktorit vendes dhe atij nderkombetar”, ka thene zedhenesi i ICO-s, Andy McGuffie. Edhe zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, ka thene se shpallja e dates se zgjedhjeve do te behet ne konsultim me te gjithe aktoret, nderkaq do te merret parasysh edhe natyra teknike e procesit.

“Ne e kemi hapur konkursin per ekipin pergatitor per Komunen e Mitrovices se Veriut, tani varet nga koha qe do te na marre perzgjedhja e ketij ekipi, per shkak se ka shume aplikues dhe procesi i perzgjedhjes merr kohe”, ka thene zevendeskryeministri Kuci.

I pyetur nese zgjedhjet do te mbahen ne maj apo ne shtator, zevendeskryeministri nuk ka dashur qe te jape afate. “Gjithsesi, ne kemi pika orientuese, mirepo nuk duam qe te caktojme afate strikte, te cilat pastaj, per shkak te rrethanave, do te duheshin ndryshuar. Patjeter qe zgjedhjet per Komunen e Mitrovices se Veriut do te mbahen brenda ketij viti. Brenda ketij viti do te mbahen zgjedhjet edhe per tri komunat e tjera veriore”, ka thene Kuci. Zedhenesi i Presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri, eshte pergjigjur ne te njejten linje.

“Presidenti do t’i shpalle zgjedhjet per krijimin e Komunes se Mitrovices se Veriut sipas afateve te parapara ligjore dhe ne konsultim me autoritetet e tjera te Republikes se Kosoves, sic jane qeveria, Ministria e Pushtetit Lokal dhe KQZ-ja. Presidenti insiston qe krahas respektimit te ligjit te respektohen edhe procedurat e tjera dhe specifikat qe dalin nga ky proces”, eshte shprehur Beqiri. Ky zyrtar i Presidences nuk ka dashur qe ta komentoje mundesine qe zgjedhjet per Komunen e re te Veriut te mbahen ne shtator.

Top Channel