
Ne nje salle te mbushur me te pandehurit e Masakres se Qafe-Gjashtes dhe avokatet e tyre, ish-zevendesministri i Brendshem e njekohesisht ish-drejtori i Pergjithshem i Policise pergjate 1997 eshte ulur perpara peshores se drejtesise per t’i dhene gjykates deshmine e tij mbi masakrimin e djegien me napalm te policit Gjergji Mehmeti dhe marrjen peng e torturimin e Eduart Alise.
Perkunder rregullave per deshmitaret e tjere qe qendrojne ne kembe para trupes gjyqesore, Agim Shehu iu pergjigj i ulur te gjitha pyetjeve te prokurorit Adnan Xholi.
Ish-funksionari i larte deklaroi se nje dite pasi komisariati i Sarandes ishte djegur e kishte urdheruar ish-shefin e policise kriminale te zhvendosej nga policia e Vlores drejt Sarandes per te riorganizuar policine e ketij qyteti.
“I kerkova qe te njihej me gjendjen e aty dhe te punonte per rioorganizimin e komisariatit, i cili nuk ishte me funksional. Me dolen ne telefon nga Saranda dhe me thane gjendjen aktuale ne qytet ne perfundim ai konkludoi se ishte e pamundur ta organizonte komisariatin per shkak te zhvillimeve”, u shpreh Shehu.
Agim Shehu shpjegoi se Masakren e Qafe-Gjashtes e kishte mesuar nga njerez te tjere jo zyrtarisht, nderkohe qe me te renet ne prite kishte kontaktuar nje dite me vone.
Top Channel