
Banka Qendrore Europiane filloi dje nje program qe synon te forcoje mbikeqyrjen bankare ne vendet qe kane ambicien e anetaresimit ne Bashkimin Europian.
Ne nje njoftim per shtyp, BQE deklaroi se do te ndihmoje vendet e Ballkanit Perendimor dhe Turqine ne kete drejtim. “Stabiliteti i sistemeve bankare ne vendet ne fjale ka nje rendesi jetike ne arritjen e rritjes se qendrueshme ekonomike”, tha ne prezantim Olli Rehn, komisioneri i emeruar i BE-se per Ceshtjet Ekonomike.
“Ne kete menyre ne i ndihmojme gjithashtu keto vende per te ecur ne kohe ne procesin e integrimit, pavaresisht krizes ekonomike”, shtoi ai. Programi pritet te kushtoje 2.65 milione euro dhe do te financohet nga Bashkimi Europian.
Ai do te zgjase dy vjet. Sipas programit, BQE do t’i bashkohet bankave kombetare qendrore te Eurozones per te ofruar ndihme teknike dhe trajnime per bankat qendrore dhe autoritetet mbikeqyrese ne Kroaci, Maqedoni, Shqiperi, Bosnje e Hercegovine, Malin e Zi, Serbi, Kosove e Turqi.
Anetari i bordit ekzekutiv te BE-se, Lorenzo Bini Smaghi, tha se programi do te ndihmoje gjithashtu ndertimin e institucioneve mbikeqyrese te ndjekin politika te kujdesshme makroekonomike ne vendet qe mund te behen nje dite anetare te Bashkimit Europian. Disa nga vendet e Ballkanit kane lidhur monedhat e tyre me kurs fiks kembimi me euron, si mase stabilizuese, ndersa disa te tjera i kushtojne nje vemendje te vecante joformale kursit te kembimit te euros me monedhat e tyre kombetare.
Top Channel