Haiti, OKB: Jane nxjerre nga rrenojat 121 njerez

20/01/2010 14:05

Qe prej dites kur termeti tronditi kryeqytetin e Haitit, Port au-Prince, forcat e shpetimit kane arritur te nxjerrin te gjalle nga rrenojat 121 persona.

Numrin e jep Organizata e Kombeve te Bashkuara pasi eshte njoftuar edhe per shpetimin e 4 njerezve te tjere gjate oreve te fundit, te cilet kishin qendruar nen rrenoja per 7 dite rresht. “Mes 4 te shpetuarve diten e djeshme eshte edhe nje femije i mitur 22 ditesh dhe nje femije 3 vjecar”, thekson OKB.

Diten e djeshme, po sipas OKB-se, numri i te shpetuarve ishte vetem 90 dhe shpresat per te gjetur njerez te tjere, ishin shume te pakta.  

Top Channel