Demtohet aksi Rreshen Kalimash

20/01/2010 14:55

Demtime serioze ne disa pjese te autostrades Rreshen-Kalimash. Behet fjale per segmentin e perfunduar Rreshen-Kalimash, deri ne hyrjen e tunelit te Thirres.

Keshtu ne afersi te Geziqit vihet re nje ulje prej nje gjatesie 100 metra te tabanit te autostrades ne njeren korsi. Po ashtu nje ulje e tille vihet re edhe ne nje segment prej 150 metrash ne afersi te Repsit ne tabanin e kesaj autostrade si dhe rreshqitje gati identike si ne pjesen e pare.

Kompania ndertuese ka vene tabelat sinjalizuese qe paralajmerojne rrezikun e shembjes ne afersi te fshatit Geziq, duke bllokuar nje pjese te rruges, ndersa makinat kalojne me kujdes ne afersi te ketyre dy pjeseve.

Rreshqitjet jane serioze dhe rikuperimi i pjeseve te rruges do te kete nje kosto jo te vogel. Ne kete segment kalon nje numer i kufizuar automjetesh, qekur ajo eshte mbyllur per shkak te punimeve ne tunel.

Top Channel