
Mazhoranca dhe opozita jane perfshire ne nje debat per nderprerjen ose jo te mandateve te deputeteve te Partise Socialiste, kur bojkoti i tyre te mbushe afatin 6 mujor.
Anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Artan Laze ka kerkuar te qartesoje situaten. Sipas tij, per mandatin e deputetit ka dy parime, ai i fitimit te mandatit dhe ushtrimit te mandatit.
Parimi i fitimit te mandatit behet me vendim te KQZ, ndersa ai i ushtrimit te mandatit sipas nenit 72 te Kushtetutes, i cili shprehet se para fillimit te ushtrimit te mandatit deputetet bejne betimin ne Kuvend.
Pra, ky eshte momenti sipas Lazes kur fillon mandati i deputeteve socialiste. Nese qe nga ai moment behen 6 muaj mungese, atehere komisioni i verifikimit te mandateve konstaton vakancen, ve ne djeni Kuvendin, i cili i paraqet KQZ-se kerkesen per zevendesim.
Sipas nenit 71 te Kushtetutes, mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem kur ai nuk ben betimin ose kur heq dore nga mandati.
Por per Lazen, kjo situate parashikohet ne nenin 164 te Kodit Zgjedhor ku thuhet se nuk perbejne shkas per nderprerje te mandatit marreveshjet apo deklaratat paraprake individuale, apo kolektive per heqje dore nga mandati.
Deputeti humbet mandatin nese do te deklaroje ne menyre publike perpara komisionit perkates ne Kuvend vendimin per heqjen dore nga mandate ose refuzimin per te bere betimin.
Por ne rastin konkret kjo nuk ka ndodhur, duke e bere te pamundur humbjen e mandatit per socialistet.
“Kemi nje situate kur marreveshja e nje gurpi deputetesh per te mos vazhduar punimet e Parlamentit nuk perben shkak per zevendesimin e mandateve dhe kemi nje situate kur deputetet nuk kane bere deklarate per mandatet, se nuk pranojne te ushtrojne mandatin ne Kuvendin e Shqiperise”, ka sqaruar Laze.
Ne rastin tjeter, kur Parlamenti mund te kerkoje zevendesimin e tyre, atehere anetari i KQZ-se, Laze thekson se ai duhet te behet me shumice te cilesuar 5 me 2 dhe jo me mazhorance te thjeshte 4 me 3.
“Sepse ka ide qe mund te duhen 4 vota, gje qe nuk eshte parashikuar. Por nese deputetet i fitojne mandatet nga KQZ me 5 vota, rrjedhimisht edhe pasardhesit do t’i duhen 5 vota”, ka sqaruar Laze.
Top Channel