Centrali berthamor, krijohet agjencia

20/01/2010 21:15

Qeveria hedh hapin e pare konkret ne realizimin e projektit te shumeperfolur te centralit berthamor, nisme kjo e lajmeruar kohe me pare nga kryeministri Berisha.

Ne mbeldhjen e fundit Keshilli i Ministrave ka zyrtarizuar ngritjen e Agjencise Kombetare Berthamore, e cila do te jete ne varesi direkte te kryeministrit Berisha.

Qeveria ka vendosur qe agjencia te kete si detyre pergatitjen e programit berthamor te Shqiperise, ne qender te te cilit mbetet ndertimi i centralit atomik.

Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, agjencia do te kete pergjegjesine per perzgjedhjen e vendit ku do te ndertohet centrali berthamor.

Ajo do te miratoje te gjitha procedurat dhe do te kerkoje ofertat per ndertimin e centralit nga investitoret e huaj.

Me kete mase qeveria i hap keshtu rruge projektit miliarda euro, i cili synon prodhimin e energjise permes reaktoreve berthamore, nje nisme kjo qe ka hasur kundershtime nga shume grupe ineteresi.

Tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete vendi ku do te nertohet centrali. Me pare ishte perfolur Shkodra, gje qe shkaktoi kundershtime te medha mes banoreve te qytetit veriperendimor.

Top Channel