Pyetja per fene, shqiptaret kunder

19/01/2010 20:00

Pas viteve ’90, shume shqiptare te cilet emigruan jashte e kryesisht ne Greqi, u detyruan te ndryshojne emrat por edhe fene, kryesisht nga myslymane ne ortodokse.

Politikane dhe historiane kane evidentuar kete problem qe prek dy komunitete te medha fetare, ate ortodoks dhe myslyman, te cilet jane shprehur se nuk kane nje qendrim zyrtar mbi kete ceshtje. Pikerisht, kete problem e kane evidentuar ne menyre jo direkte perfaqesuesit e komunitetit katolik.

Permes Don Gjergj Metes, katoliket shprehen se pergjigja ndaj kesaj pyetje per ta nuk eshte shume e rendesishme, sepse ata e dine se ne Shqiperi jane ne minorance persa i perket perqindjes se besimtareve. “Cilido te jete rezultati i statistikave apo perqindeve, kjo nuk cenon bashkejetesen fetare apo harmonine e komuniteteve fetare”, shprehet Don Gjergj Meta.

Por jane vete qytetaret shqiptare ata qe me se shumti kundershtojne fort menyren e organizimit te regjistrimit permes pyetjeve mbi fene, te cilat i lidhin edhe me ate per kombesine. “Shqiptaret nje fe kane, shqiptarine. Nese regjistrimi do behet ne kete menyre, do dalin probleme fetare e etnike.

Regjistrimi me baza fetare eshte i gabuar”, shprehet nje qytetar. Shqiptaret shprehen se eshte shume e veshtire nxjerrja e nje statistike te qarte mbi perkatesine fetare te familjeve shqiptare, ku bashkeshortet i perkasine religjoneve te ndryshme. Nje qendrim i shprehur nje dite me pare edhe nga vete statisticienet, qe e konsideruan kete ceshtje si nje sondazh qe nuk mund te sjelle rezultate te sakta.

Top Channel