PS: Berisha genjeu

19/01/2010 15:10

Ndersa kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe dje ne Kuvend se permbytjet ne Shkoder ishin rezultat i prurjeve te larta dhe nje fatkeqesie natyrore, Partia Socialiste ka akuzuar kreun e qeverise se ka genjyer shqiptaret.

Ne nje dalje publike, deputeti socialist Arben Ahmetaj deklaroi se sipas prurjeve 1800 meter kub ne sekonde te deklaruara nga kreu i qeverise permbytjet duhet te ndodhnin nje here ne dy vjet, nderkohe qe rregullorja percakton qarte se vetem me prurje mbi 4300 meter kub ne sekonde mund te ndodhin katastrofa natyrore dhe vetem ne kete rast, nje here ne 100 vjet.

“Te dhenat zyrtare thone se prurjet maksimale ne Fierze arriten ne nivelin e 1800 m/kub ne sekonde. Kryeministri thote se kjo ndodh nje here ne 100 vjet. Po t’i referohemi rregullores mbi shkarkimin e plotave ne hidrocentralet e lumit Drin, faqe 34, pika 11.1.4 parashikohet niveli i prurjeve maksimale ne kuotat 4 365 meter/kub ne sekonde.  Kjo eshte dukuria e rralle qe parashikon rregullorja, e cila mund te sjelle pasoja emergjence pavaresisht dhe manaxhimit. Pra 4365 dhe jo 1800 meter kub ne sekonde eshte prurja qe ndodh nje here ne njeqind vjet parashikuar edhe ne Rregulloren e cituar me lart. Prurja e parashikuar nje here ne 100 vjet eshte eshte 2.4 here me e larte se ajo qe permbyti Shkodren”, thote Ahmetaj.

Pra, sipas socialisteve prurjet prej 1800 m/ kub ne sekonde jane shume larg fenomenit 100-vjecar, por ne historine e 30 viteve te fundit sipas tyre prurjet ne nivelin me te cilin u permbyt Shkodra jane te pranishme nje here ne dy vjet.

Top Channel