Montobio: Parlamenti, vendi per opoziten
19/01/2010 17:45
Ambasadori spanjoll Manuel Montobio dhe ai i Komisionit Europian, Helmut Lohan jane takuar sot edhe me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Njoftimi zyrtar i Kuvendit citon ambasadorin spanjoll, Manuel Montobio te jete shprehur ne takim se “Parlamenti është vendi për opozitën dhe se bojkoti nuk është i mirë për vendin dhe për demokracinë.”
Ne te njejtin njoftim lihet te kuptohet se kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka biseduar me ambasadoret edhe per ceshtjen e mandateve te deputeteve te opozites, nese ata nuk hyjne ne parlament deri ne 7 mars.
Njoftimi thote se zonja Topalli u ka deklaruar ambasadoreve se ne kete pike “Kushtetuta është e qartë dhe ajo do të zbatohet.”
Top Channel