Denoncimi i “Fiks fare”, merren masa nga DPSHTRR-ja

19/01/2010 20:15

Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor ka reaguar pas publikimit ne “Fiks Fare” te nje rasti korruptiv ne procesin e marrjes se patentave ne qytetin e Korces.

Ne pamjet e transmetuara, pronari i autoshkolles “Saraci” i premtonte nje shtetaseje marrjen e provimit ne menyre korruptive, duke shkelur rende procedurat ligjore te testimit.

“Heqje e licences se autoshkolles “Saraci” ne qytetin e Korces, shkarkimi i menjehershem i punonjesve, Aurel Agolli, Pirro Kacorri dhe Bashkim Myertezai te cilet jane implikuar ne kete ngjarje dhe pezullimin e perkohshem te procedurave te testimit ne kete qytet”, eshte shprehur drejtori i DPSHTRR-se, Kreshnik Bozho.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta