Ban Ki Moon viziton te dielen Haitin

16/01/2010 08:00

Ban Ki Moon do te vizitoje te dielen popullsine e goditur nga termeti i fuqishem ne Haiti.

Lajmin e ka konfirmuar nje zedhenes i sekretarit te pergjithshem te OKB-se, pasi vete Ki Moon ua kishte bere te ditur vendimin disa punonjesve haitjane te Kombeve te Bashkuara.

Vete sekretari i pergjithshem ka kerkuar nga vende te ndryshme te botes qe te kontribuojne me ndihme financiare per rimekembjen e zonave te shkaterruara nga termeti ne vendin latin.

Top Channel