Iran, lirohen 30 gra te arrestuara nga regjimi

15/01/2010 11:00

Autoritetet iraniane kane liruar 30 gra te organizates “Nenat ne zi”, te arrestuara dite me pare.

Lajmin e bejne te ditur web site lokale, sipas te cilave grate u ndaluan gjate nje tubimi per te kujtuar femijet e tyre te vrare apo te zhdukur gjate protestave te opozites.

Nderkohe, nje web site tjeter ka bere publik lajmin per lirimin e Nushin Ebadi, motra e fitueses se cmimit Nobel per Paqen, Shiri Ebadi, e cila mbahej e burgosur qe prej 29 dhjetorit te vitit te kaluar.

Top Channel