Haiti, rruget te bllokuara me kufoma

15/01/2010 02:35

Fotografe te ndryshem raportojne se njerezit ne rruget e Haitit te lodhur nga pritja e ndihmave kane filluar te bllokojne rruget e Port au Prince duke perdorur madje edhe kufomat e viktimave te termetit.

“Po krijohet nje situate me te verte tragjike, njerezit nuk munden me dhe po kerkojne ndihme”, deklaroi fotografi Shaul Schwartz.

Megjithese mjaft vende kane ofruar ndihma materiale per popullsine vendase, shperndarja e tyre po rrjedh mjaft ngadale. Sipas Kryqit te Kuq mbi 3 milion njerez kane nevoje te menjehereshme per materiale jetike per te mbijetuar.

Top Channel