Haiti, Kuba hap per SHBA hapesiren ajrore

15/01/2010 15:05

Qeveria kubaneze ka pranuar te hape hapesiren ajrore per Shtetet e Bashkuara, per te evakuar nga baza e Guantanamos drejt Floridas viktimat e termetit ne Haiti.

Perdorimi i hapesires ajrore kubaneze per evakuimin e te plagosurve dhe per kalimin e ndihmave mjekesore mundeson shkurtimin e kohes se nevojshme per te fluturuar nga Kuba ne Majemi.

Lajmi eshte konfirmuar nga zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Tommy Vietor, i cili ka deklaruar se mes dy vendeve eshte arritur nje marreveshje per perdorimin e hapesires ajrore kubaneze.

Disa te plagosur nga termeti, te evakuuar ne Guantanamo, duhet te transportohen ne Florida per mjekim te metejshem.

Top Channel