Haiti, infrastruktura e demtuar pengon ndihmat

15/01/2010 09:45

Rruget dhe infrastruktura e demtuar kane vonuar shperndarjen e ndihmave ne Haiti, i goditur nga termeti i fuqishem i dites se marte.

Sinjalet e pranise se ndihmes humanitare jane teper te vogla dhe korrespondentet e mediave nderkombetare deklarojne se po rritet nervozizmi ne radhet e te mbijetuarve.

Shume prej tyre kaluan naten e trete jashte shtepive te prishura ne kryeqytetin Port au Princ, i shkaterruar nga lekundja e fuqishme sizmike.

Nderkohe, nje aeroplanmbajtese amerikane pritet te mberrije ne brigjet e Haitit, per te ndihmuar ne koordinimin e shperndarjes se ndihmave.

Presidenti Barack Obama ka bere nje apel per rritjen e ndihmave, por ka paralajmeruar se do te duhet kohe derisa ajo te shperndahet tek te prekurit.

Obama dhe homologu i tij Francez Nicolas Sarkozy, ne bashkepunim me Brazilin, Kanadane dhe vende te tjera do te organizojne nje konference nderkombetare per rindertimin e Haitit.

Top Channel