Google, SHBA kerkojne sqarime nga Kina

15/01/2010 10:50

Departamenti amerikan i Shtetit iu ka kerkuar sqarime diplomateve kineze ne Uashington lidhur me ceshtjen e Google.

“Shtetet e Bashkuara duan te marrin vesh nese Pekini ka ndermend te ndeshkoje pergjegjesit e sulmeve informatike, viktime e te cilave ka qene motori i kerkimit dhe rreth 30 shoqeri”, ka deklaruar nje burim qe citohet nga mediat nderkombetare.

Nderkohe, Ministria kineze e Tregtise ka bere te ditur se nje vendim i mundshem i Google per te mbyllur operacionet ne Kine nuk do te kete efekte ne marredheniet Pekin-SHBA.

Top Channel