Flasin te mbijetuarit e Gerdecit

15/01/2010 14:45

Paralelisht, ne gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane vazhdonte procesi ndaj te pandehurve per tragjedine e Gerdecit, ku te tjere ish-punetore te kantierit te demontimit deshmuan para gjykatesve.

Dy te demtuar qe kane marre plage te renda, kane rrefyer minutat tragjike te shperthimit ndersa kane deklaruar se nuk marrin nga shteti asnje ndihme mjekesore, por kurohen me shpenzimet e tyre.

Deshmitaret e radhes, akuzuan firmen Albademil qe nuk u ka dhene asnje demshperblim per ate qe u shkaktoi.

Por ka reaguar pas ketyre deshmive, administratori Dritan Minxholli, i cili eshte shprehur se fondet e firmes qe ai menaxhonte jane te bllokuara nga prokuroria. Ne momentin e pare te clirimit te ketyre fondeve ne banka, ne cilesine e administratorit do te beje edhe demshperblimin e tyre. Por Minxholli per here te pare ka reaguar edhe ndaj administratorit tjeter te firmes amerikanit Patrik Henri, duke deklaruar se pergjigjesia nuk ndahet ne menyre te drejte, ndersa njeri prej administratroreve ndodhet ne burg, ndersa tjetri nuk eshte ftuar as si deshmitar.

Top Channel