Projekti 200 milionesh per digat

13/01/2010 08:35

Projekti zviceran, qe ve ne dukje situaten aspak pozitive te digave ne Shqiperi, ka vene ne levizje qeverine shqiptare.

Burime te gazetes thone se ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, pasi eshte njohur me raportin e SECO, ka kerkuar mbeshtetjen e donatoreve. Takimi eshte zhvilluar ne muajin tetor 2009, nga ku eshte kerkuar nisja e marreveshjeve me te gjithe donatoret qe do te ofrojne mbeshtetje financiare.

Faza e pare e projektit, sipas studimit te zviceraneve te SEKO, kushton rreth 65 milione euro dhe konsiston ne nderhyrjen e disa elementeve perreth digave, sic eshte ura prane hidrocentralit te Fierzes, e cila u demtua keto dite nga shkarkimet e medha. I gjithe projekti kushton 200 milione euro dhe konsiston ne sigurimin dhe mbrojtjen e digave ne kaskadat e lumenjve Drin dhe Mat, ne veri te vendit. Deri tani, qeveria ka siguruar rreth 63 milione euro nga premtimet e donatoreve.

Te paret ne liste jane Banka Boterore, me rreth 36 milione euro, me pas banka gjermane e KfW-se, me rreth 20 milione euro, si dhe qeveria zvicerane me afro 7.6 milione franka (gati 5 milione euro). Diferenca e mbetur pritet te sigurohet nga BERZH, e cila ka dhene aprovimin paraprak. Ministri Prifti ka treguar interes per krijimin e nje grupi donatoresh, qe do te mundesojne mbeshtetje per sigurimin e digave.

“Gjendja e tanishme e sigurise se digave eshte e pasigurt dhe nje fatkeqesi me permasa masive mund te konsiderohet e mundshme ne nje te ardhme jo te larget, nese gjerat do te lihen te perkeqesohen me tej”, thuhet ne nje pjese te raportit te SECO.  

Top Channel