Rama: Berisha te demshperbleje banoret

11/01/2010 19:25

Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se kryeministri Berisha duhet t’i demshperbleje deri ne qindarken e fundit banoret e qarkut te Shkodres, te prekur nga permbytjet masive.

“Berisha duhet t’u thote banoreve se me ta nuk do te ndodhe ashtu sic ndodhi me banoret e Gerdecit. Kryeministri, qe u bashkua me Priftin e korrupsionit, duhet te demshperbleje deri ne qindarken e fundit banoret”, ka pohuar Rama.

Lideri i opozites ka theksuar se gjithcka qe ka ndodhur eshte pergjegjesi direkte e kryeministrit, i cili sipas tij me kete qeverisje po ndjell vetem shkaterrim.

“Ky njeri, qe po e con vendin nga rrenimi ne rrenim, me zjarrin ne Gerdec, me shembjen e tunelit dhe me permbytjen me te madhe ne 100 vjet, eshte kthyer ne nje shkaterrim. Ai po ndjell shkaterrim”, eshte shprehur Rama.

Ai i ka cilesuar si te turpshme deklaratat e kreut te qeverise, se permbytjet kane ardhur si pasoje e ngrohjes globale.

“Propaganda e tij, se e kemi kete te keqe nga ngrohja globale, apo nga Hena pasi u zu Dielli, jane nje turp. Ky popull nuk ka mundesi te paguaje taksa per kete njeri dhe oborrin e tij familjar”, ka shtuar Rama.

Top Channel