Ndihma vetem per te evakuarit

11/01/2010 19:50

Permbytjet tashme po vene ne prove reagimin e shtetit ne kete situate emergjence. Ndersa nje pjese e njerezve jane evakuar, banoret qe kane vendosur te qendrojne ne shtepite e tyre ne zona te permbytura ne Shkoder, ankohen se nuk po ndihmohen me ushqime apo veshmbathje.

“Deri dje s’i ka rene ndermend njeriu. Tani na sollen dy kile makarona e dy kile vaj, qe na mbaruan. Askush nuk na ka ndihmuar, ato qe sollen nuk mjaftojne”, thote nje banor.

Ndihmat duket se kane mberritur pjeserisht, pasi 120 personat e strehuar te “Hotel Rozafa”, ne qender te Shkodres, ndjehen te kenaqur me ushqimet apo sherbimin shendetesor.

Ndersa nga ana tjeter, rreth 150 rome te evakuar dhe te strehuar ne repartin ushtarak te Rrences ankohen se ushqehen me te njejten gje cdo dite, nuk kane veshmbathje dhe se jetojne ne kushte te papershtatshme.

“Kane sjelle vetem makarona. Por makarona perdite nuk haen. Femijet kane nevoje per ushqimin e tyre. Nga ana tjeter, rrobat na i mori uji dhe ne mbetem keshtu”, shprehet nje prej tyre.

Ne zonat e permbytura ne Shkoder cdo dite shkojne edhe grupe te deputeteve te opozites. Disa deputete te Partise Socialiste kane vizituar te henen banoret ne zona te permbytura, te cilet u shprehin ankesat dhe pakenaqesite.

Nga ana e tyre deputetet socialiste jane shprehur se do te kerkojne deri ne fund daljen para drejtesise te pergjegjesve te kesaj katastrofe.

“PS insiston dhe do vazhdoje te kerkoje nxjerrjen e pergjegjesive dhe nxjerrjen para drejtesise te atyre qe kane shkaktuar kete katastrofe”, ka deklaruar deputetja Valentina Leskaj.

Krahas shtabit te ngritur nga qeveria, edhe Partia Socialiste ka ngritur nje shtab te sajin te emergjences dhe rrjete vullnetaresh qe ndihmojne banoret e permbytur dhe ne veshtiresi.

Top Channel