Ekspertet: Rrezik demtimi edhe i shtepive

11/01/2010 16:55

Banoret e shtepive te permbytura thone se u jane shkaterruar te gjitha orendite dhe pajisjet.

Por ekspertet i tremben nje demi edhe me te madh se kaq. Ata thone se demtimi i struktures se tokes nga koha e gjate e qendrimit nen uje mund te sjelle fundosjen e banesave dhe per pasoje demtimin fizik te shtepive.

“Kemi nje tkurrje, nje bymim, nje zmadhim te poreve te tokes, nje ndryshim te peshes vellimore te saj. Ndryshimi i densitetit te tokes mund te shfaqet ne gjithcka qe ndodh ne kete toke”, thote profesor Vangjo Kovaci, ne Departamentin e Gjeoshkences.

Mbi 10 mije hektare toke prej disa ditesh ndodhen nen uje, cka ben qe demet fizike dhe kimike te jene te larta

”Keto vershime vijne nga zona mineral mbajtese, me elemente nga me te ndryshem, perfshire edhe ato ndotes. Aktiviteti mikrobiologjik do te rrezikohet gati plotesisht”, u shpreh Kovaci.

Ekspertet bejne apel qe te gjithe specialistet te hartojne plane masash per rehabilitimin  e tokes, menjehere sapo uji te largohet.

Mijera persona jane evakuar nga shtepite e tyre, shume prej te cilave jane mbuluar nga uji.

Top Channel