Kosova, e pranishme ne samitin per Ballkanin
09/01/2010 13:15
Kosova do te jete e pranishme ne samitin e vendeve te Ballkanit qe do te mbahet ne Sarajeve, nen drejtimin e Spanjes si kryesuese e radhes e presidences se BE.
Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem spanjoll, Migel Angel Moratinos, i cili gjithesesi ka theksuar se kjo nuk do te thote se vendi i tij njeh pavaresine e Kosoves.
Moratinos ka nenvizuar se ne kete samit do te diskutohet per perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit, te cilen Madridi zyrtar e mbeshtet plotesisht.
“Do te bisedojme per zgjerimin e BE me Maqedonine, Malin e Zi, Shqiperine dhe Serbine”, ka pohuar Moratinos.
Top Channel