Rritet importi i makinave te perdorura

08/01/2010 09:10

Efektet negative te krizes financiare ne vend kane prekur tregun e shitjeve te  automjeteve te reja.

Sipas te dhenave zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, deri ne fund te shtatorit te ketij viti jane importuar rreth 33% me pak automjete te reja se e njejta periudhe e vitit 2008.

Ne 9-mujorin e pare  te 2009-s u importuan 2067 automjete me 0 kilometrazh, nderkohe qe ne janar-shtator 2008 importi i tyre ishte rreth 3114 automjete.

Por renia e importit te  automjeteve te reja nuk ka çuar ne tkurrjen e tregut te  shitjeve te makinave ne pergjithesi, sepse ajo eshte  kompensuar nga rritja e importit te makinave te perdorura.

Duket se konsumatoret vendas, me efektet negative te krizes financiare globale, i jane rikthyer blerjes se makinave te perdorura, qe kushtojne me pak.

Makinat e reja kane humbur pozicionin e tyre ne treg, duke zbritur ne rreth 12% te  tregut nga afro 20% qe zinin ne 9-mujorin e vitit 2008.

Top Channel