
Edmond Kapllani do ta vazhdoje sezonin 2009-2010 te TuS Koblenci. Ne kete menyre, sulmuesi i Kombetares shqiptare qendron ne Bundesligen II, pas vuajtjeve ne gjysmen e pare te sezonit me Augsburgun.
Klubet e kategorise se dyte gjermane kane gjetur akordin qe 27-vjeçari te huazohet deri me 30 qershor 2010, ndersa lojtari eshte nen kontrate me Augsburgun deri ne veren e vitit te ardhshem. Kapllani behet lojtari i shtate shqiptar qe do te mbroje ngjyrat e TuS Koblencit ne kete edicion.
Ai i eshte bashkuar “kolonise” se perbere nga Ervin Skela, vellezerit Shefki dhe Njazi Kuqi, Renaldo Rames, Shqipran Skeraj dhe Aljmir Muratit.
Per ish-lojtarin e Partizanit dhe Beses ne kampionatin shqiptar, ky do te jete klubi i trete ne Gjermani, qe prej 1 korrikut 2004, kur ai vendosi te provonte aventuren jashte vendit.
Fillimisht Kapllani u transferua te Karlsruhe, fale “sponsorizimit” te ish-trajnerit te Kombetares, Hans-Peter Brigel, i cili bindi drejtuesit e klubit qe te paguanin 250 mije euro per kartonin e sulmuesit. Impakti ne futbollin gjerman nuk ishte i mire: durrsaku e kishte mjaft te veshtire qe te adaptohej me stilin e ri te futbollit dhe ne 15 ndeshje realizoi vetem nje gol. Ne sezonin 2005–‘06 Kapllani fitoi formacionin titullar, duke realizuar gjashte rrjeta ne 25 ndeshje.
Sezoni i tij me i mire ishte pa dyshim kampionati 2006–‘07, ku u pozicionua i dyti ne klasifikimin e golashenuesve me te mire te Bundesliges II me 17 gola ne 30 ndeshje, vetem dy gola me pak se shoku i skuadres, Xhovani Federiko.
Te dy keta futbolliste ndihmuan Karlsruhen qe te ngjitej ne Bundeslige pas nente vitesh mungese, por aventura e shqiptarit ne elite nuk ishte e mire: ai luajti si titullar 14 nga 28 ndeshjet ku u aktivizua, duke realizuar vetem dy gola. Edicioni 2008-2009 ishte edhe me i veshtire per kuqeziun, qe ne 20 ndeshje u aktivizua vetem 6 here nga minuta e pare. Sulmuesi shenoi vetem nje gol ne raundin e pare te Kupes (DFB-Pokal), Karlsruhe ra nga kategoria, ndersa Kapllani u transferua te Augsburgu (ne Bundesligen II) si lojtar i lire.
Top Channel