Rossi i hap deren Ducati-t dhe Ferrari-t
07/01/2010 15:45
Pasi ka siguruar edhe titullin e nente kampion, Vale Rossi mendon per te ardhmen, duke lene te hapur mundesine per ndryshime radikale.
“Doktori” nuk e sheh te pamundur enderren e shume tifozeve te tij per t’u bashkuar me skuderine italiane Ducati por edhe kalimin ne Formula 1 me skuderine Ferrari.
“Idene time per te garuar ne Formula 1 e dine shume mire, prandaj nese kane dicka ne mendje do me njoftojne. Une dua te garoj edhe per 4-5 vjet te tjere por gjithcka do varet nga paraqitja ime. Tashme u be shume kohe qe garoj ne Moto GP dhe motivimi eshte i ndryshem”, sqaron Rossi.
Ai shton se nje vendim perfundimtar per te ardhmen do ta marre gjate muajve te veres.
Top Channel