Mosley: Vendimi per Briatore, nje cmenduri

07/01/2010 15:00

Falja e Flavio Briatores nga Gjykata e Larte e Parisit, konsiderohet si nje “cmenduri” nga ish shefi i FIA-s, Max Mosley.

“Do te ishte cmenduri nese ky do te ishte vendimi perfundimtar. Nese nuk mund te denojme dike per nje gje si ajo qe bene Briatore e Symonds, atehere vihen ne dyshim edhe vete objektivat e FIA-s”, thekson Mosley.

Ish shefi i FIA-s ka qene armiku kryesor i ish drejtuesit te Renault, i cili urdheroi aksidentin e qellimshem te Piquer Jr ne garen e Singaporit per te favorizuar Fernando Alonson. “Perpara nje fakti te tille as qe duhet te mendojme se gjithcka eshte ne rregull. Do te ishte fundi i besueshmerise se Formula 1, pasi nuk mendoj se mund te kete nje rast me te rende se ai i Singaporit”, shton Mosley ne nje interviste dhene per gazeten “Times”.

Ai ka pohuar se Briatore fitoi nje beteje por jo luften. Me tej, ai hedh poshte zerat se konfilkti me Briatoren nisi per shkak te mosmarreveshjeve personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA