
Federata Nderkombetare e Automobilizmit ka reaguar ashper pas vendimit te Gjykates se Parisit per te liruar Flavio Briatoren nga te gjitha akuzat dhe denimi me perjashtim te perjetshem.
Sipas FIA-s, vendimi i marre dje nga gjykata nuk do hyje ne fuqi derisa te perfundoje edhe ankimimi i FIA-s. “Deri atehere, vendimi i Keshillit Boteror do vazhdoje te jete ne fuqi”, shkruhet ne nje komunikate zyrtare. Ne vijim te deklarates, FIA ben me faj gjykaten, duke theksuar se nuk ka marre parasysh faktet qe fajesojne dyshen Briatore-Symonds.
“Gjykata ka vene ne diskutim kredibilitetin e FIA-s per motive proceduriale. Kapaciteti i FIA-s per te perjashtuar ata qe kane vene ne rrezik jeten e te tjereve nuk eshte vene asnjehere ne dyshim”, nenvizon federata.
Top Channel