Olli: Evakuimi edhe me force

04/01/2010 15:55

Dhjetra hektare toke vazhdojne te jene nen uje si pasoje e permbytjeve te shkaktuara nga reshjet e shiut, ndersa shume familje jane te izoluara nga uji, por nuk pranojne te evakuohen.

Megjithate, shefi i Shtabit te Emergjencave Civile Alfred Olli foli per nje normalizim te situates, por i pyetur nga gazetaret per evakuimin e banoreve, ai deklaroi se po te jete e nevjoshme ata do te evakuohen me force.

“Nese do jete e nevojshme edhe po. Ne e kemi aplikuar kete edhe me pare, ne disa zona ku kane nderhyre punonjes te policise, sepse detyra jone eshte te shpetojme jete njerezish. Jemi te gatshem qe edhe kafshet qe atyre u duhen t’i transportojme me makinat e policise dhe ushtrise”, ka pohuar Olli.

Situata eshte kjo, ne Bacallak jane te permbytura 500 hektare toke, ne komunen anes malit 850 hektare dhe ne Dajc 1.000 hektare toke nen uje.

Ne kete komune ndodhet edhe ushtria, ndersa jane angazhuar pervec mjeteve te shumta te emergjences edhe gomone te njesise speciale delta force dhe dhe repartet e zhytesve te forcave speciale.

“Po punohet per forcimin e argjinatures ne Ishull Shengjin, per te perfunduar gjate dites se sotme dhe per te mos rrezikuar jetet e banoreve. Ne qarkun e Lezhes nuk e kemi nga toka te keqen, por e kemi nga deti”, ka shtuar Olli.

Pas evakuimeve te bera pjeserisht, cfare shihet si ogur i mire eshte nderprerja e perkohshme e reshjeve te shiut ne nje kohe qe mbetet per t’u llogaritur mire hapja e kaskades per leshimin e prurjeve te grumbulluara.
 

Top Channel