Hotolisht, bllokohet linja hekurudhore

04/01/2010 16:30

Sot rreth ores 4 te mengjesit nje masiv dheu dhe guresh ka rene mbi trasene e hekurudhes Tirane-Pogradec ne fshatin Hotolisht.

Shkak eshte bere rreshqitja e nje masivi dheu per shkak te reshjeve te shiut dhe mosmirembajtjes se barrierave mbajtese mbi shtratin e hekurudhes.

Masivi i dheut ka rene ne dalje te nje tuneli te kesaj hekurudhe. Fatmiresisht ne oret qe hekurudha ka qene e bllokuar nuk ka patur levizje te trenave te pasagjereve.

Gjate paradites shembja eshte konstatuar nga policia, e cila ka kerkuar nderhyrjen e ndermarrjes se mirembajtjes se rrugeve. Mjetet e renda kane bere te mundur zhbllokimin e linjes hekurudhore dhe riparimin e saj.

Top Channel