Dekada e krizes se dritave dhe stabilitetit

31/12/2009 08:45

Dekada qe po mbyllim duket se solli zhvillim te jashtezakonshem per shqiptaret, por ajo qe pritet te filloje, mbart ankth. Kur filloi viti 2000, Shqiperia ishte nje vend ende i rrezikuar nga trazirat shoqerore, ndersa ne fund te dekades, investimet e huaja dhe anetaresimi ne NATO duket se e kane larguar ndjeshem rrezikun e trazirave.

Gjate kesaj dekade, shqiptaret u celularizuan, filluan te perdorin masivisht internetin dhe televizionin dixhital. Por kjo eshte gjithashtu dekada qe filloi dhe mbaroi me krize energjetike, dekada kur bizneset u bene me te fuqishme se sa shteti dhe ndoshta dekada me e korruptuar ne historine e Shqiperise.  

Zhvillimet makroekonomike

Gjate dhjete viteve te fundit, Shqiperia njohu per here te pare stabilitet makroekonomik, te garantuar nga mbikeqyrja e rrepte e Fondit Monetar Nderkombetar. Prodhimi i Brendshem Bruto u rrit me mesatarisht 5.5 per qind ne vit, ndersa rritmi i rritjes u ngadalesua. Shqiptaret ndertuan apo blene rreth 100 mije shtepi gjate kesaj dekade, ndersa me kredite e institucioneve nderkombetare, u ndertuan rreth 500 kilometra rruge dhe autostrada. Indeksi i çmimeve te konsumit u rrit me me pak se 3-4 per qind ne vit gjate se gjithe dekades, por shume eksperte dyshojne ne cilesine e ketij treguesi. Buxheti i shtetit konsolidoi bazen e te ardhurave dhe i dha fund financimit permes prodhimit te lekut ne vitin 2001. Emigrantet qene fillimi dhe fundi i pjeses derrmuese te te mirave ekonomike gjate kesaj periudhe. Pasi konsoliduan jetesen dhe vendet e punes ne dhe te huaj, emigrantet sollen deri ne mbi 1 miliard euro ne vit ne atdhe, valute qe u kthye ne konsum, depozita bankare, kredi, tulla e llaç dhe investime.  

Deshtimi institucional

Kriza energjetike, korrupsioni duket se kane qene deshtime me te medha organizative dhe institucionale te shqiptareve. Vendi yne u be importues neto i energjise ne vitin 1999 dhe ne fundin e vitit 2000 u perball me krizen ne furnizim, te cilen nuk arriti ta zgjidhe deri ne fund te dekades. Me gjithe rritjen e forte ekonomike dhe stabilitetin makroekonomik, Shqiperia deshtoi ne ndertimin e termocentraleve te nevojshme per te zgjidhur krizen energjetike. Shqiptaret duket se deshtuan gjithashtu ne mbikeqyrjen e monopoleve private te krijuara nga privatizimi i aseteve publike, deshtuan ne mbrojtjen e konsumatoreve dhe ne mbrojtjen e te drejtave te te punesuarve jashte vendit.

Bankat

Dekada qe po mbyllet duket se ka qene edhe epoka e pare kur shqiptaret njohen sherbimet bankare. Ne fillim te dekades, numri i shqiptareve qe kishte nje llogari bankare ishte i vogel, ndersa mbajtesit e kartave bankare numeroheshin me gishta. Ne fund te dekades, neper banka ka plot 1.5 milione llogari bankare te hapura dhe gjysme milioni karta debiti apo krediti te emetuara. Rreth 200 mije shqiptare jetojne aktualisht me stresin e kredive qe duhet te shlyhen çdo muaj.  

Demografia

Familja shqiptare vleresohet se ka me pak femije sot nga sa kishte ne fillim te dekades. Tranzicioni demografik i nisur pas renies se komunizmit, (kalimi nga familjet me shume femije ne familjet standarde me dy femije), duket se eshte perfunduar tashme dhe rritja e popullates eshte permbajtur ne me pak se 0.5 per qind. Por vendi ka nje popullate me te plakur, ndersa pensionistet po shtohen dhe borxhi shoqeror i shprehur ne formen e deficitit te sigurimeve shoqerore e shendetesore po rritet me shpejtesi. Vendi eshte urbanizuar ndjeshem gjate dy dekadave te fundit, megjithate, nje pjese e konsiderueshme e popullates zyrtarisht jeton ne fshat dhe merret me bujqesi.

E ardhmja

Dekada e ardhshme eshte e pasigurt ne te gjitha drejtimet. Kriza boterore rrezikon te vrase ritmin e deritanishem te rritjes ekonomike te Shqiperise. Emigrantet qe ne 20 vitet e fundit mbajten vendin gjalle, mund te fillojne te kthehen te moshuar e te pasigurt ne atdhe. Ne sfond nuk ka ende ndonje shprese konkrete per zgjidhjen e krizes energjetike, disiplinimin e korrupsionit apo ndalimin e kontrollit te qeverisjes nga interesat e biznesit.

Top Channel