Pasaportat e reja, emigrantet stepen

30/12/2009 15:25

Fluksi i emigranteve qe aplikojne per pasaporta biometrike, ka rene ndjeshem.

Gjate nje vezhgimi mesditen e dates 30 dhjetor ne njesite bashkiake, 1, 2 dhe 10, ne Tirane duket qarte se jo vetem qe nuk ka radhe, por sportelet ka momente qe jane bosh.

Shkak duket se eshte bere fakti se prodhimi i pasaportes qe zgjat 14 dite nuk i mjafton emigranteve per ta terhequr ate ne kohen e duhur pasi u duhet te udhetojne ne vendet e tyre perpara ketij afati.

Ata i tremben faktin se pas aplikimit dhe ne mungese te dokumentit te ri nuk do te lejohen te kalojne serish kufirin pa e marre pasaporten e re.

Per kete shkak shume prej tyre nuk jane paraqitur per te aplikuar, por, zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, sakteson se me pasaporten e vjeter qe kane hyre ne Shqiperi, emigrantet mund edhe te largohen.

Poni thote se asnje emigrant nuk do te pengohet te dale nga Shqiperia per faktin qe ka aplikuar, por nese pasaporta eshte prodhuar dhe numri i saj i serise eshte futur ne sistemin elektronik, atehere emigranti nuk mund te dale nga shqiperia me me pasaporten e vjeter.

Poni ka bere thirrje qe emigrantet ta terheqin pasaporten pastaj te largohen drejt qendrave te tyre te banimit jashte Shqiperise.

Top Channel