Lazio dhe Genoa freskojne sulmin

30/12/2009 10:20

Kohe ndryshimesh ne skuadrat e Serie A. Genoa dhe Lazio kane freskuar sulmin, duke arritur finalizimin e marreveshjeve te reja.

Skuadra kryeqytetase ka arritur te huazoje sulmuesin Sergio Floccari. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij, duke theksuar se behet fjale per nje forme huazimi me te drejte blerjeje nga ana e presidentit Lotitto.

Nderkohe, Genoa ka arritur te marre nga Interi sulmuesin David Suazo. Lojtari me ngjyre do bashkohet me kuqeblute gjate muajit janar ne forme huaje.

Top Channel