Van der Sar terhiqet, do te qendroje prane bashkeshortes
29/12/2009 13:55
Pushim per nje periudhe te pacaktuar per portierin holandez Edwin Van der Sar.39-vjecari kerkon t’i qendroje prane bashkeshortes, e cila ka kaluar nje hemoragji cerebrale.
“Gjendja shendetesore e Annemarie van Kesteren eshte e rende. Gruaja e portierit qendron ne spital prej 23 dhjetorit”, shkruan “Guardian”.
Cifti eshte martuar ne maj te vitit 2006 dhe kane dy femije, Joe e Lynn.
Van der Sar, sapo kishte marre veten nga nje problem ne gju, qe e kishte mbajtur jashte fushes prej disa kohesh.
Top Channel