Dritan Dajti injoron gjykaten

29/12/2009 15:30

Dritan Dajti ka bojkotuar seancen e pare te procesit ne ngarkim te tij, ku ai akuzohet per vrasjen e kater policeve. Ne salle kane qene te pranishem vetem dy nga nga bashkepunetoret e tij.

Pavaresisht se gjykata kishte derguar fletethirrje per Dajtin ne menyre qe te ishte i pranishem ne gjykate, burgjet njoftonin se Dritan Dajti jo vetem qe nuk e kishte firmosur dokumentin e njoftimit te tij, por kishte refuzuar edhe te fliste duke perdorur si gjuhe komunikimi vetem shenjat.

Avokati mbrojtes Arben Qeleshi i tha gjykateses Nertona Kosova se procesi duhet te shtyhet pasi klienti i tij nuk ka marre dijeni sepse eshte ne gjendje te rende per jeten. Pasi u terhoqen per vendim nese duhej te riperseritej apo jo fletethirrja per ta pandehurin togat e zeza deklaruan se fletethirrja eshte e rregullt dhe Dajti ka refuzuar te marre pjese ne procesin e tij.

Duke shpallur mungesen e tij ne gjyq, gjykatesja pohoi se edhe ne prokuren e perfaqesimit te dorezuar nga bashkeshortja e Dajtit avokati Arben Qeleshi ka kompetencat per ta mbrojtur klientin ne Gjykaten e Tiranes dhe jo ne Gjykaten e Krimeve te Renda e per kete ai nuk ka fuqine e mbrojtesit te tij.

Ndersa Dajti ka mbi shpine akuzat e vrasjeve ne rrethana cilesuese, falsifikim dokumentash, armembajtje pa leje dhe mbajtje pa te drejte te unifromes.

Ne salle ndodheshin ish-punonjesi i policise Mariglen Muca i akuzuar per shperdorim detyre dhe Ergest Xhoxhi akuzuar per perkrahje te autorit te krimit.

Pavaresisht se dosja per masakren ku mbeten te vrare  kater punonjes policie dhe Ledjon Mara ndodhet tashme ne gjykate ka tre te arrestuar, mbetet e pazabardhur nese ne ceshtjen Dajti ishte vetem nje punonjes policie i implikuar apo ka edhe te tjere uniforma blu te perfshira.

Top Channel