Jerkovic: Shqiperia, burime te medha turistike

28/12/2009 22:00

Specialisti i sektorit te turizmit ne Kroaci, Neven Jerkovic ka deklaruar se Shqiperia ka burime te rendesishme qe mund te nxisin turizmin.

Duke folur ne nje debat ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Jerkovic eshte shprehur se autoritetet shqiptare duhet te dijne t’i shfrytezojne keto burime.

“Ju nuk jeni te vetedijshem se cfare begatie posedoni ne nje hapesire kaq te vogel. Bukuria, nese nuk e vleresoni, nuk vlen. Jane 400 kilometra qe i dua shume nga Dubrovniku ne Butrint, qe jane nen mbrojtjen e UNESCO. Gjithashtu, nuk mund te harrojme liqenin e Ohrit, 1 e treta e te cilit ndodhet ne Shqiperi”, ka deklaruar Jerkovic.

Sipas tij, Shqiperia ka bere progres ne permiresimin e infrastruktures se saj, por ka ende aspekte te tjera, sic jane rruget, te cilat duhet te riparohen sa me shpejt.

“Me rruge te mira, qe ju po i beni, do te thithni turiste nga Evropa perendimore. Une udhetoj ne Shqiperi cdo dy muaj dhe cdo here qe shkoj shoh ndryshime per mire. Por akoma mes njerezve qe jane turiste potenciale ekziston nje frike e madhe nga rruget tuaja”, ka nenvizuar Jerkovic.

Top Channel