Fier, gjendet kufoma e nje 30-vjecari

26/12/2009 11:45

Nje 30-vjecar gjendet i vrare ne tunelet e ish-repartit ushtarak ne fshatin Levan, te Fierit.

Viktima, ende e paidentifikuar eshte vrare me 5 plumba automatiku, nderkohe qe gjetja e tij u be e mundur nga banore te zones.

Policia ka nisur hetimet per vrasjen e 30-vjecarit, i cili dyshohet se eshte marre peng.

Dyshohet se 30-vjecari ishte nje emigrant qe jetonte dhe punonte ne Greqi, i kthyer ne atdhe per festa.

Top Channel