Radhe per kartat e identitetit

24/12/2009 20:05

Kthimi i emigranteve ka risjelle edhe nje here radhet e gjata para zyrave te aplikimit per kartat e identitetit.

Nderkohe qe jane reduktuar edhe zyrat, si dhe personeli i kompanise qe menaxhon kete proces.

Ne qytetin e Elbasanit kane munguar edhe kuponat ne zyrat e postes, ndersa ne vendet e aplikimit njerezit kane pritur gjate.

Ata kerkojne te pajisen me karta per te marre me pas edhe pasaportat e reja biometrike.

“Kemi nje jave per te nxjerre pasaporten. Tani bejme llafe ne, se na thone perse nuk mbani radhe. Ne jemi ketu prej ditesh”, thote nje emigrant.

I njejti fenomen eshte edhe ne qytetin e Fierit dhe Patosit, ku zyrat e aplikimit po punojne ne kapacitet te plote per te perballuar fluksin.

Top Channel