Ekspertet: Viti 2010, te pergatitemi per renie ekonomike

24/12/2009 08:25

Ajo cka ka ndodhur deri tani mund te mos jete asgje perpara asaj qe pritet te ndodhe ne te ardhmen e afert.

Shume eksperte mendojne se efektet e krizes do te jene me te forta ne raundin e dyte, duke paralajmeruar nje renie me te madhe ekonomike.

Perqendrimi i investimeve ne nje projekt te vetem, rritja e borxhit dhe deficitit, renia e tregtise, zhvleresimi i lekut, renia e te ardhurave nga emigrantet, kredia e ulet, etj., jane faktoret qe kane ndikuar ne tkurrjen e ekonomise shqiptare.

Qeveria parashikon te kete nje rritje ekonomike mbi 5 per qind, por ekspertet shqiptare dalin ne perfundimin e nje zhvillimi jo me te madh se 2.5 per qind.

Te mbledhur nen kujdesin e fondacionit SOROS, eksperte te fushes paraqiten dje raportin e katert mbi “Monitorimin e buxhetit janar-tetor 2009”, si dhe shtruan disa nga parashikimet per vitin 2010.

Sipas tyre, nisur nga ecuria e deritanishme, qeveria rrezikon te krijoje nje grope financiare prej 30 miliarde lekesh.

Treguesit fiskale dhe sistemi makro jane tronditur nga nje sere faktoresh, efektet e te cileve do te ndjehen edhe gjate vitit 2010.

Sipas ekspertes ne fushen e financave, Adriana Berberi, qeveria eshte perpjekur gjate vitit ta ndryshoje buxhetin per te rritur investimet, por ne fakt te gjitha parate shkuan per Durres-Kukes, ne masen 10 miliarde leke.

“Te mos harrojme zgjedhjet parlamentare dhe shpenzimet marramendese gjate fushates, te cilat dhane ndikim ne financat tona. Pas muajit gusht u vu re nje renie e investimeve, te cilat nuk i kaluan nivelin e 90 perqindeshit”, tha ish-zevendesministrja e Financave, Berberi.

Sipas saj, mungesa e parave po vertetohet nga deklaratat e bizneseve, te cilat ankohen se po paguhen per punet e bera. Tjeter problem jane te ardhurat e privatizimeve, qe nuk u perdoren per te shlyer borxhin, por per shpenzime. “Buxheti i vitit 2009 perballet me dy risqe: mosrealizimi i te ardhurave dhe tejkalimi i deficitit. Ne keto kushte, qeveria eshte perballe alternativave, qe njera eshte akti normativ per rregullimin e shpenzimeve”, theksoi Berberi.

Nje tjeter ekspert i njohur, Zef Preçi, e vuri theksin te raporti i renduar mes qeverise dhe institucioneve nderkombetare, si FMN-ja.

Nder te tjera, Preçi permendi rastin doganave, e cila po perdor padrejtesisht referencat doganore, ne masen deri ne 80 per qind, ndersa veçoi faktin se rritja e te ardhurave ne disa zera nuk eshte gje tjeter vetem perdorimi i dhunes verbale ndaj subjekteve private.

Sa i takon investimeve dhe borxhit, ai tha se “perqendrimi i fondit te investimeve ne vepra te medha, me kosto te larte dhe tej mundesive shkakton rritje te deficitit buxhetor dhe te borxhit te brendshem, me interesa shume te larta.

Keto jane me pasoja per buxhetet pasardhese, si dhe gjithashtu nuk duhet injoruar fakti se projektet e medha kane kosto te larte mirembajtje, te cilat nuk jane evidentuar qarte ne buxhetin 2010”.

Sipas eksperteve te ekonomise, borxhi i Shqiperise eshte rritur me 700 milione dollare ne dy vitet e fundit dhe rrezikon te varferoje shqiptaret. Nje njohes i mire i financave, Gjergj Teneqexhi, i dha rendesi pergatitjes se buxhetit, qe sipas tij, nuk kalon aspak ne linja transparence.

“Nuk ka nje informacion te plote sesa jane zhvilluar negociatat e Ministrise se Financave me ministrite dhe institucionet e tjera ne pergatitjen e buxhetit 2010. Po te shikojme te dhenat, ka shume kontradikta dhe mosperputhje te prioriteteve, planit, projeksionit si dhe programit afatmesem”, u shpreh Teneqexhi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta