Rama, leter Topallit

23/12/2009 14:50

Kryetari i bashkise se kryeqytetit, Edi Rama ne nje leter drejtuar kuvendit te Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave, jep alarmin per papajtueshmerine ligjore dhe kushtetuese te propozimeve te fundit te qeverise ne ligjin per Inspektoriatin e Ndertimit.

Sipas Rames, projekligji i cili rrit kompetencat e Inspektoriatit Kombetar te Ndertimit brenda territorit te njesive vendore dhe pa vendim gjykate, eshte ne kundershtim te hapur me parimet kushtetuese te Republikes se Shqiperise, por edhe ndaj vendimeve specifike te marra me pare nga Gjykata Kushtetuese cka sipas tij sjell edhe regres ne ecurine reformes se decentralizimit, dhe cenon parimin e autonomise  vendore.

Duke renditur me tej argumentat Rama thote se edhe dhenia e kompetencave per policine ndertimore qe te nderhyje pa vendim gjyqesor ne veprimtarine e autoriteteve vendore tejkalon standartet kushtetuese dhe normat nderkombetare.

Sipas Rames duke i dhene Inspektoriatit te Ndertimit atribute vendore krijohen premisa per konflikt te hapur kompetencash dhe pasiguri tek qytetaret, pasi sipas kryebashkiakut te Tiranes ky propozim i qeverise eshte kercenim i hapur per ligjerimin e arbitraritetit e abuzimit te pushtetit.

Ne letren drejtuar kuvendit  dhe qeverise, Rama kujton rastin e mbikalimit te Zogu i Zi, kur Policia Ndertimore vendosi shkaterrimin e ketij objekti te investuar nga bashkia, por qe gjykata i dha te drejten bashkise.

Me tej ne leter Rama thote se propozimet e qeverise jane ne kundershtim me parimin e shtetit te se drejtes nepermjet parimit te ligjshmerise dhe atij te sigurise juridike, te sanksionuara ne nenin 4 te kushtetutes.

Shkelet parimi ligjshmerise thote Rama ne leter sepse sipas Kushtetutes qe ai citon kontrolli i ligjshmerise se veprimeve juridike te ushtruara nga nje autoritet i administrates nuk mund te kontrollohen nga nje tjeter autoritet administrativ, por vetem nga gjykata.

Ndersa parimi i sigurise jetike te shprehur ne Kushtetute sipas Rames shkelet sepse sipas variantit te propozuar nga qeveria ligjshmeria nuk mund te zbatohen ne te njejten kohe ne menyre kontraditore nga dy organe, edhe Inspektoriati Vendor i Ndertimit dhe ai qendror i varur prej qeverise.

Nje argument tjeter qe pemendet ne leter eshte i ai i cenimit te parimit te ndarjes se pushteteve, pasi sipas Rames projektligji i qeverise krijon kapercime te kompetencave te pushtetit gjyqesor ne favor te atij ekzekutiv, pasi ky i fundit mund te kryhej  veprime pa vendim gjykate.

Ne fund te letres drejtuar kuvendit, kryetari i bashkise se kryeqyteti, Edi Rama argumenton se qeveria me propozimet e saj per fuqizimin e Inspektoriatit Kombetar te Ndertimit  nuk eshte konsultuar me njesite vendore, sikunder parashikojne normat kushtetuese dhe marreveshjet nderkombetare ne keto raste, pasi jane ceshtje qe i perkasin drejtperdrejti pushetit lokal.

Per te gjitha keto argumenta Rama i konsideron propozimet qeverise shkelje te hapura, flagrante e te perseritura te normave e parimeve te shtetit te se drejtes, qe bien ndesh me Kushtetuten, ndaj kerkon mosmiratimin e tyre ne kuvend.

Top Channel