Fuga: DND nuk duhet te zevendesoje DNP

21/12/2009 21:45

Shefi i Departamentit te Gazetarise, ne Universitetin e Tiranes, Prof Dr. Artan Fuga ka theksuar se sistemi i arsimit te larte ne Shqiperi ka nevoje per nderhyrje ne menyre qe mos te kete mbivendosje te Diplomes se Nivelit te Pare me ate te Nivelit te Dyte, sipas sistemin e Bolonjes.

Sipas tij, qellimi i ketij sistemi eshte qe te reduktohen vitet e arsimimit dhe jo te shtohen ato ne pese vite.

“Diploma e Nivelit te Dyte nuk duhet te anuloje Diplomen e Nivelit te Pare ndryshe nuk kemi bere gje tjeter vecse kemi rritur numrin e viteve”, eshte shprehur Fuga.

Ai ka sjelle shembullin e Departamentit te Gazetarise, ku DND ofron nje nivel tjeter kualifikimi nga DNP, duke e bere kete efikas per shoqerine.

Top Channel