Samiti i klimes njeh marreveshjen e SHBA

19/12/2009 11:20

Delegatet ne samitin e Kopenhagenit kane kaluar nje mocion qe njeh marreveshjen e mbeshtetur nga SHBA per ndryshimet e klimes.

Por korrespondentet thone se nuk eshte ende e qarte nese mocioni eshte unanim apo cila eshte permbajtja e tij ligjore.

Delegatet e pranishem ne samit jane perpjekur qe bisedimet te mos perfundojne pa arritur nje marreveshje.

Me heret, grupi prej 5 kombesh i udhehequr nga SHBA parashtroi nje propozim te minutes se fundit qe presidenti Barack Obama e cilesoi si nje “marreveshje kuptimplote”.

Por, ajo u refuzua nga vendet qe jane ne zhvillim e siper, te cilat e konsideruan si te deshtuar per te vene ne zbatim aksionet e duhura per te ndalur ndryshimet e rrezikshme te klimes.

Shumica e perfaqesuesve te kombeve pjesemarrese i kane bere thirrje Danimarkes, si vend mikprites, qe ta miratoje marreveshjen.

Top Channel