Klima, “Kopenhageni” pa rezultat

19/12/2009 00:40

Ne perfundim te samitit te Kopenhagenit asnje marreveshje mbi reduktimin e emetimit te gazit serre ne atmosfere nuk u miratua.

Ashtu sic edhe pritej, vendet nuk kane rene dakort per te miratuar nje pakete masash te cilat do te reduktonin emetimet, por edhe do te frenonin rritjen ekonomike.

Keshtu India edhe Kina dy nder ndoteset me te medha nuk kane pranuar masat e propozuara duke i cilesuar ato si “heqje dore nga zhvilllimi ekonomik”.

Megjithate, samitit nuk mund te quhet krejtesisht i deshtuar. Vendet arriten marreveshje ne lidhje me fondet financiare qe duhet te perdoren per te ndaluar ndryshimet klimaterike, ku Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane premtuar nje shifer prej 3.6 miliard dollare deri ne vitin 2012 dhe Rusia 200 milion dollare, ndersa bashkimi Europian ende nuk ka marre nje vendim te sakte.

Top Channel