Kamboxhia debon 20 kineze ujgure

19/12/2009 11:10

Nje grup prej 20 ujguresh kineze qe u arratisen ne Kamboxhia pas trazirave etnike ne rajonin e Urumkit, ne Kine, do te debohen nga vendi.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet kamboxhiane, te cilat kane theksuar se 20 ujguret do te debohen per faktin se kane hure ilegalisht ne Kamboxhia.

Vendimi ne fjale erdhi pas presioneve te shumta te Kines, e cila i cilesonte ujguret si kriminele.

“Nuk mund te them se kur ata do te debohen, por mund te them se destinacioni i tyre perfundimtar do te jete Kina, vendi nga kane ardhur”, ka deklaruar nje zedhenes i Ministrise se Jashtme te Kamboxhias.

Protesta e kinezeve ujgure ne muajin korrik, ne krahinen e Urumkit, degjeneroi ne dhune duke shkaktuar 197 persona te vdekur.

Top Channel