Ban ki Moon: Pakti, fillim thelbesor

19/12/2009 12:30

Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon ka mirepritur marreveshjen e mbeshtetur nga Shtetet e Bashkuara per klimen ne Kopenhagen duke e cilesuar ate si nje fillim thelbesor.(UPDATE)

Keto komente, kreu i Kombeve te Bashkuara i beri pasi delegatet e pranishem ne konferencen njejavore i thane po marreveshjes qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes e arriten me vendet e tjera me te zhvilluara, perfshire ketu Indine dhe Kinen.

Zoti Ban tha se marreveshja do te hyje ne fuqi vitin e ardhshem.

Para kesaj, takimi nuk ia doli te siguroje mbeshtetje unanime per shkak te kundershtimit te disa vendeve ne zhvillim.

Disa vende te Amerikes se Jugut, si Nikaragua dhe Venezuela ishin nder vendet qe thane se marreveshja nuk kishte kaluar proceduren e nevojshme.

Gjate nates, grupi i vendeve me te zhvilluara ne balle me ShBA paraqiti dokumentin te cilin presidenti amerikan Barak Obama e quajti “marreveshje kuptimplote”.

Perkunder kesaj, disa vende ne zhvillim refuzuan ta mbeshtesin kete me arsyetimin se marreveshja nuk permbante masat e nevojshme per parandalimin e ndryshimit te rrezikshem te klimes.

Top Channel