Gazetari, interviste sozise se Ban Ki-Moon

18/12/2009 17:30

Mendonte se kishte ne duar nje interviste ekskluzive, pas kater oresh ka zbuluar se kishte intervistuar njeriun e gabuar.

Kjo i ka ndodhur te dielen nje gazetari te AFP-se, agjencia franceze e lajmeve. Gazetari i sapomberritur ne aeroportin e Kopenhagenit per te ndjekur samitin e klimes, nuk mund t’i besonte syve te tij.

Ndersa ishte duke terhequr bagazhet ka pare nje person qe i ngjante sekretarit te pergjithshem te OKB-se, Ban Ki-Moon.

Duke shfrytezuar rastin iu afrua dhe i mori nje interviste. Fatkeqesisht behej fjale per nje sozi qe i ka qendruar lojes sikur te ishte kreu i Pallatit te Qelqte dhe i eshte pergjigjur pyetjeve, duke diskutuar per probleme klimaterike.

Top Channel