Apel per Gjykaten Administrative

15/12/2009 15:35

Koalicioni 34 shoqatave te biznesit dhe shoqerise civile i ka bere apel kuvendit te Shqiperise per miratimin e projektligjit per krjimin e Gjykates Administrative. Por zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu i cili u shpreh pro ketij institucioni i preu shpresat per nje vendmarrje te shpejte.

“KLD, ne nje moment historik po ben riorganizimin per percaktimin e numrit te gjyqtareve ne rrethe, pra po ben reforma,por fatkeqesisht do te jete e pamundur qe pjese e ketyre reformave te jete edhe ngritja e Gjykates Administrative”, u shpreh Spahiu.

Spahiu tha se nje faktor i rendesishem qe bllokon ngritjen e Gjykates Administrative fryma e acaruar politike mes pozites dhe opozites.

“Iniciativa per Gjykatat Administrative duhet te konkludohet sa me pare por rrugedalja nga kjo situate i takon politikes shqiptare. Mungesa e dialogut mes politikaneve shqiptare ben te mundur qe Gjykata Administrative te mos ngrihet ne kohen e duhur”, u shpreh Spahiu.

Ngritja e Gjykates Administrative, koliacionit eshte e vetmja rruge per zgjidhjen e problemeve gjyqesore te biznesit, per rregullimin e marredhenieve biznes-qeveri,per shkurtimin e afateve kohore per zgjidhjeve te ceshtjeve ligjore te bizneseve qe ne shume raste jane procedura qe zgjasin per vite me radhe.

Top Channel