Vlore, prishet ndertimi pa leje

14/12/2009 17:20

Inspektoriati Ndertimor mbeshtetur edhe nga Policia e Rendit ka shkaterruar nje ndertim pa leje ne nje nga zonat e parapelqyera per ndertime ne bregdetin e Vlores.

Pronaret e lokalit e rindertuan ate pasi pak kohe me pare u shkaterrua nje tjeter godine me e madhe. Serish ka nderhyre Inspektoriati Ndertimor, por policet jane perplasur me pronaret e lokalit, te cilet pas kundershtimit me force jane shoqeruar nga policia.

Toka ku eshte ndertuar lokali ishte perfituar ne baze te ligjit 7501 por gjate kesaj kohe kjo siperfaqe toke ka kaluar ne pronesi te pronareve te vjeter.

Keta te fundit kane nisur ndertime rreth zones ku ndodhet lokali. Pas shkaterrimit te ndertimit pa leje e gjithe zona do behet pjese e nje kompleksi ndertimesh, te cilit i ka hapur rruge policia.

Top Channel