“Exclusive”, Withers flet per shqiptaret

13/12/2009 12:00

“Nese te gjithe do te ishin sjelle si shqiptaret, bota sot do te kishte qene ndryshe”. Ky percaktim qe John Withers II i beri rolit historik te shqiptareve per shpetimin e hebrenjve ishte pikenisja e nje bashkebisedimi per revisten e perjavshme “Exclusive”.

Te mesuar me nje performance krejt tjeter te perfaqesuesve te diplomacise amerikane ne Tirane dhe me sjelljen gjithnje pajtuese te autoriteteve te vendit ndaj tyre, teleshikuesit kesaj here mund dhe te habiten duke pare e degjuar dicka krejt ndryshe.

Ne te vertete shume rralle ka ndodhur qe nje diplomat amerikan, perfaqesuesi i supershtetit, qe ka si filozofi themelore pragmatizmin, te flase per fuqine e idealeve dhe forcen e tyre transformuese.

Prej modelit Shqiperi ne kohen e tmerreve te holokaustit, deri tek roli i endrres dhe i idealit ne periudhen post-totalitare, John Withers II vjen ne ekranin e Top Channel ashtu si nuk pritet, si njeriu qe beson se jo permes hijes se shtetit te madh dhe duke perfituar nga konformizmi i qeverisesve vendes, por permes faktorit “inteligjence” dhe fuqise se mendimit qe ne kete vend punet te shkojne me mire per shqiptaret, te cilet ai i do dhe i cmon.

Top Channel