Kryebashkiaket: Moratoriumi frenon turizmin

12/12/2009 08:15

Kryetaret e bashkive bregdetare kundershtojne vendimin e qeverise per moratoriumin e skafeve.

Kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, tha se “nuk jemi dakord me kete vendim te qeverise, i cili eshte nje kthim mbrapa dhe do te cenoje fluksin e turisteve qe ne po pergatitemi te vije ne rritje”.

Kemi plane, tha ai, per ndertimin e portit turistik, por qeveria me vendime te ketij lloji jo vetem qe nuk na inkurajon te promovojme turizmin, por na frenon.

Sakaq, kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, pohoi se “e kam thene shpesh here qe moratoriumi tani nuk ka me vlere. Edhe nese kjo mase shtrenguese ka pasur ndonje efekt, tani e ka kryer. Duhet te jene strukturat ato qe rregullojne shkeljet e ligjit dhe nuk eshte moratoriumi. Ne realisht na demton. Jam absolutisht kunder”.

Sipas Gjikes, mungon nje konsultim midis grupeve te interesit. “Nje vendim i tille duhet te merrej vetem me grupet e interesit ne nje takim ose konsulte te perbashket. Ne kete rast ka qene mundesia te behej, pasi heren e pare u be me nxitim. Per mua eshte e papranueshme per grupet e interesit, duke filluar qe nga njerezit qe ushqehen me detin, qe e pelqejne detin, bejne turizem dhe institucionet vendore qe kane biznese turistike”, u shpreh Gjika.

Top Channel